A ka PD video të tjera? Ja çfarë thotë Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ka folur për herë të parë nëse ka më video që implikojnë Ramën dhe Xhafën, apo opozita do të ndalet këtu.

Sipas tij, Klement Balili i ka filmuar nga Edi Rama, tek ministrat e tij në “Santa Quaranta”.

Pjesë nga biseda

Qytetari dixhital të sjell më shumë se çfarë u sillte SHISH?

Absolutisht që po. Informacione më të mëdha i ka qytetari dixhital. Tek këto nuk mund të mbetet e gjithë opozita.

A ka video të tjera apo audio?

Po ti besojmë Saimir Tahirit, ka video nga “Santa Quaranta”. Klement Balili i ka filmuar nga Edi Rama, tek ministrat e tij. Tahiri e ka thënë këtë gjë nuk e them unë.

Mos po bëni shantazh me këto?

Nëse e ka thënë Tahiri për shantazhe, unë nuk e di. Unë besoj ato që ka thënë ai.

A ka video të tjera që implikojnë Xhafën dhe Ramën

Nuk e di, nuk mund të them një gjë tillë. Po ta dija mund ta thosha. Edhe mund të ketë, nuk mund të përjashtoj asnjë skenar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *