A do të luajë kundër Interit? De Vrij befason me këtë përgjigje

Një ndër çështjet më të komentuara në Itali gjatë ditëve të fundit, është nëse mbrojtësi holandez, Stefan De Vrij, do të luajë javën e  ardhshme ndaj Interit apo jo.

Duke qenë se De Vrij është në kontratë me Lazion deri në fund të sezonit, por sezonin tjetër do të bashkohet me Interin, ka lindur dyshimi nëse mbrojtësi mund të japë më të mirën në fushë ndaj Interit apo do të tolerojë skuadrën e ardhshme, duke qenë se të dyja luftojnë për Champions League.

I pyetur për këtë çështje, holandezi është shprehur se vetë ai nuk mund të luajë ndaj Interit, duke qenë se ka konflikt interesi, pasi është një takim direkt mes të dyja skuadrave.

Nuk e di se çfarë mendon trajneri, por nuk mund të luaj ndaj Interit. Është një arsye shumë e thjeshtë ajo që më shtyn të mendoj kështu, pasi kam konflikt interesi”, u shpreh De Vrij për mediat italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *