A do të jetë Taulant Balla Ministri i ri i  Brendshëm?

 

Burime serioze nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se Taulant Balla ka nisur lobimin dhe është bërë gati të marr drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Për Boldnews.al burimi i rëndësishëm në Partinë Socialiste bëri të ditur se Taulant Balla ka komunikuar sot me disa deputet socialist dhe u ka kërkuar atyre ta mbështesin në aspiratën e tij për tu bërë Ministër i Brendshëm.

Balla e ka aspiruar këtë pozicion edhe më parë kur në krye të këtij dikasteri qëndronte Saimir Tahiri. Burimi një zyrtar i lartë i selisë rozë i tha Boldnews se Fatmir Xhafa tashmë e ka dhënë dorëheqjen dhe po pret formalizimin e saj në prani të Kryeministrit Rama. Sipas të njëjtit burim dorëheqja e Xhafës është penguar nga Endri Fuga për shkak të faktit se tërheqja e menjëhershme në këtë moment do sillte efektin e ortekut. Stafi i Ramës ka dyshuar se një tërheqje e menjëhershme e Xhafës nuk do e kënaqte opozitën e cila më pas mund të kërkonte kokën e tij. Në këto kushte vonesa e zyrtarizimit të dorëheqjes do ti jepte mundësi edhe opozitës të ndihej e kënaqur me këtë fitore.

Por pikpyetjet që ngrihen në këtë rast qëndrojnë në faktin që edhe Balla sikundër paraardhësit është akuzuar nga opozita si i lidhur me trafikun e drogës. ish kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar si të lidhur me Fatos Gjurën, një personazh i dënur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik heroine. Duket si një mallkim që e ndjek Partinë Socialiste në emërimin e Ministrave të saj të Brendshëm, të gjithë nën akuzë si të lidhur me narkotrafikun.

Nuk dihet se çqëndrim do mbaj kryeministri Rama i cili e ka Ballën një nga të përzgjedhurit e tij. Futja e Taulant Ballës në qeveri do të ishte edhe një shenjë besnikërie nga ana e Ramës ndaj bazës socialiste.

Taulant Balla ka qënë bashkpunëtor i afërt i Edi Ramës në pastrimin që ky i fundit i bëri Partisë Socialiste për të sjell në pushtet vetëm grupimin e ashtuquajtur si rilindja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *