58 vjeçari gjendet i vdekur anës rrugës, ja për çfarë dyshohet

Një 58 vjeçar banues në Kamenicë të Korçës është gjetur i vdekur pasditen e sotme në anë të një rruge në fshat. Policia lokale sqaron se trupi i pajetë i shtetasit M.A nuk ka shenja dhune.

“Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur”, sqaron policia.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.05.2018, rreth orës 18:50 në fshatin Kamenicë-Korçë, në anë të një rruge në fshat, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç, banues në Kamenicë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *