VIDEO/ BOOM: Drejtori i Hipotekës Laç “thyen” urdhrin e Ramës, nuk i zgjidh hallin qytetarit

Ka Kryeministër, por ka edhe kryeregjistrues që nuk ta dëgjon fjalën Kryeministri Edi Rama gjatë llogaridhënies publike në Laç, i dha 24 orë kohë drejtorit e hipotekës për t’i zgjidhur problemin një qytetari i cili ka 6 vite që nuk merr çertifikatën e pronësisë.

Genc Lama banues ne fshatin Shullaz të Laçit ka nje shtëpi të vitit 1974 të cilën ende nuk e ka rregjistruar pasi i thuhet se ka mbivendosje. Rama: Ai ka shtëpinë aty, nesër në mëngjes zotëria do të vijë të të takojë.

Mbi bazë te situatës faktike, do ti japësh çertifikatën në dorë dhe pasdite pres lajmin nga ty që e zgjdhe prpobelmin, po s’erdhi lajmi nga ty te unë, që është pozitv, do vijë nga unë te ty dhe do jetë negativ. Gazetarja emisionit ‘Boom’ 3 ditë më pas ka takuar qytetarin, i cili është shprehur se premtimi është harruar dhe çështja nuk ka marrë zgjidhje.

Gjithçka ka marrë nga hipoteka është një kthim përgjigje ku thuhet se ky institucion nuk ka instrumenta për matjen e tokës në zona kodrinore. Çorba e gatuar ne zyrat e hipotekës në Laç e ka spostuar shtëpinë e qytetarit mbi një shtëpi tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *