Rama qëndron pas akuzave ndaj Xhafajt?! Gazetari: Thuhet se nuk shkojnë mirë

Gazetari i njohur Mentor Kikia e sheh si luftë politike, furtunën e akuzave që kanë përfshirë këto ditë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafj dhe vëllain e dënuar për trafik droge.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Kikia hedh dyshimet se kjo valë akuzash mund të jetë një luftë politike brenda llojit.

Madje sipas tij, Xhafaj nuk i ka marrëdhëniet e mira me Ramën.

“ Pyetja është “Kush ja futi Fatmir Xhafës”? Nga buroi historia? Kush ja ofroi PD-së, dhe sa i besueshëm është ky përgjim? Vetë PD nuk e ka bërë, dhe nuk është produkt i studiove amatore të montazhit. Gjithkush mund ta ketë bërë? Shërbimet sekrete, organet e prokurorisë, ka një thashethemnajë, për një marrëdhënie jo fort të mirë mes kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Përse u hodh tani në treg? Kjo mund të jetë më e rëndë se vetë çështja. Se mund të jetë luftë brenda llojit. Nëse është për t’i vënë minat karriges së Xhafajt, kjo është e rëndë se përdoret për qëllime politike. Llogjika ta do që është e besueshme. Deri tani, Xhafaj nuk mund të implikohet penalisht, por politikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Xhafaj po promovon Vettingun brenda policisë, duke i kërkuar punonjësit më të thjeshtë se çfarë bën baxhanaku etj etj, tani na del vetë që ka vëllain,” tha Kikia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *