“Prokuroria të fillojë hetimet, Fatmir Xhafaj të largohet”

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se Prokuoria duhet të kishte filluar një hetim uregjent pas publikimit të audio-përgjimit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, Noka tha se e vetmja zgjidhje është që ndaj Fatmir Xhafës të fillojë hetimi dhe ai duhet të largohet sa më parë.

Flamur Noka: Ka vetëm një gjë, Agron Xhafaj del me zë dhe figurë që bisedon me trafikantët dhe po thotë që po më sulmojnë plehrat edhe mua edhe vëllain. Kjo është e rëndësishme dhe sot në rast se do kishim një prokurori, prokuroria duhet të kishte filluar urgjent veprimet dhe hetimin. Ky është fakti drithërues.

A mund të ketë një vend demokratik që të ketë një ministër të Brendshëm që duhe të luftojë bandat  dhe krimin ka vëllain e tij të dënuar për drogë. Vetëm në Shqipëri ndodh!

Sot Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar dhe ndaj Fatmir Xhafës duhet të fillonte një hetim. Ka vetëm një zgjidhje, largim i ministrit Xhafaj nga detyra. Edi Rama dhe kjo qeveri na ka bërë faqen e zezë në sytë e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *