“Ka një konflikt midis Tahirit dhe Xhafajt, me rëndësi çfarë prodhon kjo zien”

Gazetari Alfred Lela i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se ka një konflikt të hapur midis ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrit aktual Xhafaj.

Pjesë nga deklarata: 

Lela: Nëse duam të ndërtojmë edhe dyshimin e një lufte të brendshme politike edhe kjo i pranon kuotat e besueshmërisë. Ka një armiqësi të dukshme midis ish-ministrit Tahiri dhe zt.Xhafaj. Është shfaqur kjo me deklarata, gjuhë trupi, me qëndrime, me intervista, disa herë.

Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme, cili është zjarri që e gatuan këtë që po ndodh, por për mua është e rëndësishme çfarë nxjerrë në krye ajo që zien. Vazhdon të ketë një implikim të pushtetit me struktura paralele, ose hije të narkotrafikut. Kjo është për mua thelbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *