iPhone X është smartphone më i shitur në tremujorin e parë të 2018-ës.
Të dhënat bëhen të ditura nga Canalys, ku Apple ka shitur gjithsej 10.2 milionë iPhone në tremujorin e parë të vitit 2018, me një rënie prej 5.4%.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, njoftoi se nga shitja e smartphone Apple ka fituar rreth 150 milionë dollarë të ardhura dhe rreth 34 milionë dollarë fitime në gjysmën e parë të vitit fiskal të kompanisë.
Canalys pohon se rënia me 6.3% në tregun e smartphone që është regjistruar në Evropë, është më e madhja e regjistruar vitet e fundit.
Apple i reziston mirë krizës në krahasim me mesataren totale, por kompani si Huawei dhe Xiaomi regjistrojnë rritje rekord, respektivisht +38.6% dhe +999%.
Apple mbetet gjithsesi prodhuesi i dytë në Evropë (22.2%), pas Samsung (33.1%) që vit pas viti humbet 15% me 15.2 milionë smartphone të shitur.
Në vend të tretë renditet Huawei me16.1%. Ndërsa iPhone X mbetet smartphone më i shitur në Evropë.