FOTO/ “E kishte menduar përpara”, dëshmia rrënqethëse e shoqes së shqiptares që mbyti fëmijën e saj

Zbulohen të tjera të dhëna tronditëse nga krimi makabër i zbuluar në Greqi, ku nëna 19-vjeçare shqiptare mbyti dhe më pas hodhi në koshin e plehrave foshnjën e saj.

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e shoqes së saj.

“Ajo e kishte menduar shumë kohë përpara se ta vriste”, mësohet të ketë thënë shoqja e 19 vjeçares shqiptare për gazetën “Protothema”.

E reja ka treguar se e njihte shoqen shqiptare prej kohësh, por se kurrë nuk i kishte treguar se ishte shtatzënë.

“E njihja atë vajzë sepse ishim nga i njëjti ishull. Pastaj u largua nga ishulli kur i vdiq babai dhe shkoi në Athinë. Më pas erdha edhe unë në Athinë dhe bisedova me të përmes Facebook-ut. Folëm shpesh, por kurrë nuk më tha se ajo ishte shtatzënë. Dhe ajo që më shokoi më shumë është se tre ditë më parë ne po flisnim në Facebook dhe ajo publikonte fotografi dhe tregonte që ishte mirë. Nuk kuptohej që ajo vajzë kishte lindur, e kishte mbytur foshnjen dhe e kishte hedhur në koshin e mbeturinave. Unë mendoj se ajo e kishte planifikuar që do të vriste fëmijën“, tha ajo.

Në shkurt të vitit 2017, në Athinë u gjet nje foshnje e vdekur dhe pas hetimeve, policia shkoi ne e vajzës 19 vjeçare. Kjo e fundit dyshohet se është ndihmuar nga e ëma në krimin makabër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *