BE nxjerr ligje të reja për mbrojtjen e të dhënave në Facebook

Bashkimi Europian ka vendosur që ligjet e reja të mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve online të hyjnë në fuqi më 25 maj.

Duke e parë skandalin e Facebook-ut si një pikë referimi global, ligjet do të mbulojnë jo vetëm këtë kompani por edhe kompanitë e tjera teknologjike si Google e Twitter, të cilat përdorin të dhënat personale si minierë reklamuese.

Një ndryshim i madh në këto ligje është se konsumatorët do të vendosin për përdorimin e të dhënave të tyre, por gjithashtu do të mund të kërkojnë edhe fshirjen e informacioneve personale.

“Janë të dhënat tuaja, merrni kontrollin”, u është drejtuar përdoruesve online Komisioni Europian.

Kompanitë do të përballen me gjoba të mëdha deri në 20 milionë euro ose thënë ndryshe deri në katër përqind të xhiros vjetore globale, nëse dështojnë të ecin në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR).

Këto rregulla kanë ardhur si pasojë e marrjes së të dhënave të përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Përballë reputacionit të njollosur, Marc Zuckerberg u tha ligjvënësve të SHBA-së se kompania e Facebook-ut ka ndërmend të vazhdojë të ecë përkrah rregullave të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *