Akuzat për vëllain e Xhafajt, Lubonja: Ministri duhet të dorëhiqet

Audiopërgjimi i publikuar nga PD ku implikohet vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj ku pretendohet se flet për trafikantë droge, është bërë sot temë debati në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’.

I ftuar në studio, analisti Fatos Lubonja deklaroi se ky audiopërgjim e dobëson dhe diskretiton rolin e ministrit Xhafaj dhe se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Duhet të verifikohet sesa i vërtetë është ky përgjim dhe kush është ky bashkëpunëtor dhe i kujt është ky bashkëpunëtor. Në këtë rast duhet të ketë hetime. Nuk mendoj që është e sajuar, pasi do përbënte vepër penale. Mendoj se duhej të ishte më i qartë interpretimi i këtij fakti. Nëse del i vërtetë do ishte shumë i rëndë. Në Shqipëri është vështirë që një vëlla të mos dijë se me çfarë merret një vëlla tjetër. Por nëse Agron Xhafa vazhdon të ketë aktivitet kriminal deri tani, këtu është fushë e hetimit.
Kjo gjë e dobëson, diskretiton rolin e ministrit Fatmir Xhafaj. Kur flasim për Xhafën duhet të dimë se kjo lidhje është kompromentuese dhe të gjitha këto kërkojnë një lloj hetimi sa më objektiv dhe të besueshëm. Duhet që ministrit të tërhiqet”, tha Lubonja.
BalkanWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *