“Tahiri”, Lu-Vlahutin përmendin prezumimin e pafajësisë. Po për të tjerët?

Nga Boldnews.al

Dy ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë dhënë nga një koment të tyre për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Dy diplomatët e kanë vlerësuar si positive zhvillimet e fundit nga ana e autoriteteve shqiptare. Por, kur flasin për rastin “Tahiri”, ata theksojnë se “prezumimi i pafajësisë është element thelbësor…”. Pra, me fjalë të tjera, Saimir Tahiri nuk duhet konsideruar si pjesë e organizatës kriminale “Habilaj”, deri sa për këtë çështje të shprehet gjykata. 

Shumë i drejtë ky qëndrim i diplomatëve. Ekziston një parim I shenjtë në të gjithë botën demokratike-askush nuk mund të konsiderohet fajtor, nëse ndaj tij nuk ka një vendim gjykate.  Por, “Boldneës.al” po risjell disa emra, të përmendur ngaambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili, në fakt, nuk e ka respektuar asnjëherë parimin e prezumimit të pafajësisë..

“Boldnews.al” nuk merr përsipër për të vlerësuar nëse këta personazhe më poshtë janë apo jo fajtorë. Pra, ne po respektojmëe parimit të prezumimit të pafajësisë, për këdo prej emrave nëlistë, të cilët, ambasadori Lu, duke marrë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit, i ka shpallur ata fajtorë, ndryshe nga qëndrimi “korrekt” që po mban për rastin “Tahiri”.

Në thuajse çdo rast, kur ambasadori Lu ka përmendur emra publikisht, në krah të tij ka qenë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila gjithnjë ka tundur kokën në shenjë aprovimi dhe nuk e ka përmendur asnjëherë parimin e prezumimit të pafajësisë.

Koço Kokëdhima, biznesmeni dhe ish-deputet, është përmendur shpesh nominalisht nga ambasadori Lu si person i përfshirë nëkorrupsion. Por, ndaj Kokëdhimës nuk ka pasur asnjë hetim dhe aq më tepër gjykim për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Gjithësesi, për “gjyqtarin” Lu, ai është i korruptuar. Nga ana e tij, edhe Kokëdhima nuk ka qëndruar i heshtur dhe i ështëkundërpërgjigjur shpesh diplomatit amerikan.

Adriatik Llalla është në qendër të kritikave të ambasadorit Lu, i cili nuk është treguar aspak i përmbajtur, duke e konsideruar “të korruptuar dhe që duhet të marrë dënimin”. Pra, sërish gjykatësi Lu ka arritur në përfundime dhe pret që porosia e tij të zbatohet nga autoritetet shqiptare. Edhe Llalla, njëlloj si Kokëdhima, nuk ka qëndruar heshtur ndaj këtyre deklaratave të ambasadorit Lu.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është në hetim për tjetërsim pronash. Ndaj tij fillimisht u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila më pas u lehtësua në “detyrim për paraqitje”. Megjithatë, ai vijon të jetë nën hetim dhe, ndoshta në fund të gjykimit mund të rezultojë i pafajshëm. Por, për “gjithologun” Lu, edhe Frrokaj është i korruptuar. Nuk ka asnjë element të prezumimit të pafajësisë nga diplomati amerikan, siç ai kujdeset për rastin “Tahiri”.

Deputetit Tom Doshi, pavarësisht se është në dy procese gjykimi ende të panisura, gjithashtu është shpallur “fajtor” nga krye-gjykatësi Lu.

Ambasadori Lu i hodhi rreth një vit më parë publikut shqiptar një listë me gjyqtarë e prokurorë, duke i konsideruar të korruptuar. Ai, nëpërmjet konsullatës amerikane në Tiranë, u revokoi vizat një numri të konsiderueshëm zyrtarësh të sistemit të drejtësisë, të cilët kishin marrë “dënimin” si të korruptuar nga ambasadori Lu. Për shumicën absolute të asaj liste të zezë të ambasadorit Lu nuk ka asnjë hetim për korrupsion.

Pra, për të gjithë emrat dhe kategoritë e mësipërme, çifti ambassadorial Lu-Vlahutin nuk janë kujdesur aspak për të respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Ndërsa sot, kur ministri kampion i qeverisë “Rama 1”, Saimir Tahiri, është nën masë sigurie, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ata kërkojnë nga politika dhe qytetarët që të respektojnë parimin e “prezumimit të pafajësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *