Gazetari i The Times në Britani, Andrew Byrne ka publikuar një shkrim interesant për Shqipërinë.
Shkrimi ka nota dashamirëse ndaj kryeministrit Edi Rama, por thelbi është se droga po i kthehet në mallkim.
Sipas tij, ish-ministri i Brendshëm u akuzua për lidhje me drogën, po kështu ndodhi edhe me pasuesin.
Jo vetëm kaq, por gazetari e thekson disa herë se rruga e Shqipërisë drejt BE është vështirësuar shumë për shkak të drogës.
Shqipëria perceptohet si një vend që strehon kriminelët e drogës.
Edhe sikur ta mohosh këtë, gazetari e ka të lehtë që ta kuptoj se është ndryshe teksa sheh kullat dhe makinat luksoze në Tiranë.
Kush do i blinte në një vend me rrogë mesatare 300 sterlina?
Situata duket e komplikuar për Ramën, të cilin gazetari e gjen në telefon me Alastair Campbell, që po e kritikon për intervistën në BBC.
Kurse Ylli Manjani thotë për gazetarin e huaj se prodhimi dhe trafiku në këto përmasa i drogës nuk bëhet pa mbështetjen e qeverisë.
Sipas tij, ai u shkarkua si ministër i Drejtësisë pasi po hetonte lordët e drogës.