Të premten në mbrëmje Rita Ora publikoi këngën e saj më të re “Girls”. Por sipas “The Sun”, kjo këngë i dedikohet modeles, Cara Delevingne. “Gjithmonë është spekuluar për marrëdhënien mes Ritës dhe modeles. Ato kurrë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar diçka të tillë, por dyshimet janë të mëdha”,- ka shkruar “The Sun”.
Kjo këngë e artistes 27-vjeçare u cilësua si një himn ndaj komunitetit “LGBTI”, pasi këngëtarja këndon vargjet “Unë jam 50/50, dhe nuk do ta fsheh. Nuk e fsheh atë që jam, kush jam unë, nëse dëshiroj ta bëj këtë, nëse dëshiroj ta bëj atë”. Por gjatë një interviste në “People”, Rita ka treguar se, prej më shumë se një vit që është në lidhje me Andrew Watt, por nuk ka mohuar se kënga ka të bëj edhe me orientimin e saj seksual.