VIDEO/ Dy mina me telekomandë në motor, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 36-vjeçar , pasi gjatë kontrollit i është selkuestruar dy mina me telekomnadë.

Në kuadrin e operacionit “Skuter ” për parandalimin e ngjarjeve kriminale, policia bëri arrestimin e Fatjon Llanaj banues në Tiranë.

Mbi të rëndon akuza ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Skuter ”

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi  në flagrancë i shtetasit:

–  Fatjon Llanaj, 36 vjeç,  banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga  neni 278/5 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here