Veproni kështu dhe dobësohuni më shpejt

Ndonjëherë ju sado që ushqeheni shëndetshëm dhe ushtroni vazhdimisht, megjithatë nuk keni rezultate të dukshme në pamjen tuaj të jashtme.

Ndoshta nuk e dini, por janë disa veprime të përditshme që ne i bëjmë vazhdimisht e që na dëmtojnë.

Por janë edhe disa veprime që nëse i bëjmë vazhdimisht, na ndihmojnë të kemi format trupore që ne kemi dëshiruar gjithmonë.

Eliminoni jogurtin

Pavarësisht  që jogurti konsiderohet si një produkt esencial për një dietë të shëndetshme, në fakt ai ka edhe një sasi të madhe të sheqerit. Jogurti përmban laktozë, që është sheqer natyral e që është shumë i vështirë të tretet nga njeriu.

Kjo ndikon që të keni edhe fryrje të stomakut.

Ushtroni tetë minuta në ditë

Për të ushtruar gjithë trupin, ju duhet të ushtroni çdo ditë së paku nga 8 minuta. Nëse e bëni këtë para se të flini, do të zgjoheni më të dobët.

Bëni një dush të ftohtë para gjumit

Një dush i ftohtë para gjumit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ulur temperaturën trupore, që ndihmon drejtpërdrejtë në shkrirjen e dhjamit  dhe djegë më shumë kalori.

Niseni ditën me një mëngjes të shijshëm

Kosnumoni më pak çamçakëz

Studimet kanë treguar  se sorbitoli, sheqeri që gjendet në çamçakëz kërkon shumë kohë për tu tretur duke shkaktuar kështu fryrje. Poashtu, sa herë që përtypni çamçakëz, ju i dërgoni një sinjal trurit tuaj që nxitë hormonet e urisë.

Harroni çokollatat dietale

Këto çokollata përmbajnë laktozë, që ndikon në fryrjen e stomakut. Poashtu të njejtat përmbajnë kokrra soje që krijojnë shumë gazra. Këto çokollata janë edhe ushqim i procesuar çka bën që njerëzit që konsumojnë këto çokollata të fitojnë më shumë kilogramë, se sa ata që nuk konsumojnë.

Përgatitni vetë pijet freskuese (smoothie)

Përpos që këto pije që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi ju ndihmojnë të humbisni peshë, kanë edhe efekte të tjera pozitive si për tretjen, ashtu edhe për marrjen e vitaminave të duhura për të pasur energji të mjaftueshme gjatë ditës.

Provoni të bëni pije me spinaq, fara të ndryshme, qumësht bajame, vaj kokosi dhe fruta të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *