Tre shqiptarë në natën finale të “Eurovizion”-it, radha e performancës së Eugentit, Elenit dhe Ermalit

Si rrallë herë, tre shqiptarë do të ngjiten të performojnë në finalen e madhe të “Eurovizion”-it edhe pse secili prej tyre do të përfaqësojë shtete të ndryshme. Mesa duke,t ky fakt nuk i ka ndarë shqiptarët dhe aq më pak nuk i ka ndaluar të bëjnë tifo për të tre këngëtarët njësoj e të ndihen krenarë për performancat dinjitoze.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 12 maj në Lisbonë të Portugalisë dhe në faqen zyrtare të “Eurovizion”-it ka dalë lista e radhës që do të kenë konkurrentët mbrëmjen e nesërme. Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në radhë, ndërkohë që Eleni do të performoi e 25-ta dhe i fundit në radhë do të jetë Ermali, i cili do të performojë i 26-i, e që do të mbyllë garën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *