Pastrimi i parave në 2017, zbulohen 194 blerje pronash nga financa të pajustifikuara

Në vitin 2017 janë raportuar 194 blerje të dyshimta pasurish të patundshme, me burime të pajustifikuara financiare. Ky numër transaksionesh të dyshimta është raportuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave kryesisht nga bankat dhe noterët.

Scan ka zbardhur të dhënat zyrtare të blerjeve të dyshimta të pronave të cilat rezultojnë në ulje krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2016, janë raportuar nga bankat, noterët e zyrat e regjistrimi 258 blerje pronash me burime të panjohura financiare,  24% më shumë se në vitin 2017. Viti me numrin më të lartë të raportimeve për pastrim parash përmes blerjeve të pronave ka qenë 205-a, kur janë raportuar në total 421 transaksione të dyshimta me burime të panjohura financiare.

Investimi në ndërtim apo në blerje pasurim të paluajtshme vijon të mbetet një prej rrugëve kryesore që përdoren për të futur në qarkullim paratë e siguruara nga aktivitetet kriminale apo korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *