Ermal Meta publikon foton më të bukur, krah Eugentit dhe Elenit: Shqiptarët

Në edicionin e këtij viti të “Eurovizion Song Contest”, si rrallë herë në skenën e madhe ngjiten tre shqiptarë që do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme. Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira që konkurron për Qipron me “Fuego” dhe Ermal Meta për shtetin fqinj Itali, me “Non mi avete fatto niente”. Një fakt i tillë na bën shumë krenarë duke bërë tifo për të tre këngëtarët njësoj, të cilët kanë përfaqësuar shtetet e tyre përkatëse në mënyrë dinjitoze.

Ndërkohë Eugent Bushpepa ka qenë ai që i ka takuar dy këngëtarët e tjerë me origjinë shqiptare, me të cilët ka publikuar foto edhe në rrjetin social “Instagram”. Fillimisht ka postuar një foto me Elenin, foto që u komentua shumë në mediat greke për faktin se që të dy shfaqeshin duke bërë simbolin e shqiponjës.

Por sot Bushpepa na ka surprizuar me një tjetër foto, kësaj radhe ka dalë në krah të kantautorit Ermal Meta. Që të dy duken shumë të qeshur teksa kanë pozuar me simbolin tipik shqiptar, pikërisht shqiponjën dykrenare. Një dhuratë të bukur për fansat shqiptarë e ka bërë edhe Meta në rrjetin social “Facebook”, ku ka psotuar një foto me Eugentin dhe Elenin. Bashkëngjitur me foton ai shkruan: “Shqiptarët”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *