Ervin Salianji, bën një paralelizëm mes” Çështjes Tahiri” dhe “Çështjes Xhafa”. Sipas tijë është e njëjta histori. Në fillim ishte Tahiri ai që mori në mbrojtje Habilajt, sot është Xhafa që mbron vëllain e tij kriminel.
“Të gjitha faktet që ne kemi paraqitur këto ditë, kapelen ja vendos ministri Italian, i cili shpreh shqetësimin e shtetit italian për disa koka të drogës dhe prostitucionit të cilët janë të dënuar por nuk janë arrestuar.
Sot kemi një rast edhe më të rëndë se ai i Tahiri, sepse kemi një vijimësi të projektit të Ramës për të vijuar kanabizimin e Shqipërisë.
Ai nxori në bokse Tahirin sepse ja kërkuan ndërkombëtarët, dhe sërish në krye të policisë vuri një njeri i cili ka lidhje të forta me krimin siç është rasti i vëllait të dënuar në polici.
Sot po flasim për mbrojtjen ku vëllai ministër i jep vëllait trafikant. Po flasim për të njëjtën mbrojtje siç ju bëri Tahiri-Habilajave”, shprehet Salianji.