Avokati i ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, Ardian Leka ka kërkuar pafajësi për klientin e tij.
Leka thotë se nuk vërtetohen akuzat për korrupsion për ish-drejtorin e Burgjeve dhe se nuk është vërtetuar në asnjë moment se Zoto ka bashkëpunuar me nëndrejtorin Iljaz Labi.
“Në përgjime del se Iljaz Labi nuk ka pasur asnjë komunikim me Zoton“, shprehet avokat Ardian Leka.
Për Artur Zoton Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg, ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës.
Zoto akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në drejtorinë e burgjeve në kohen kur mbante postin e drejtorit.
Ai u arrestua pas dëshmisë së ish-vartesit te tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkepunio me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lek nga biznesment që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.