Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili, në News24 po diskutohet rreth akuzave të opozitës për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili është vënë nën akuzë nga opozita se po mbron vëllain e tij Agron Xhafa. Këtë të fundit e akuzojnë për pjesëmarrje në grupe kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Lidhur me këtë çështje, gazetari Arjan Çani deklaroi se ministri Xhafaj politikisht nuk ka pse të largohet, pasi sipas tij Xhafaj është ministri që duan amerikanët, me probleme në figurë.
Çani: “Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeveerisë tij. Unë e shoh më shumë morale, se politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.
Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafa s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet muti mullar dhe askush nuk do me ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafa“.
BalkanWeb