Vettingu “shkrin” Gjykatën Kushtetuese, të gjithë të ikurit në më pak se tre vite

Vettingu “shkrin” Gjykatën Kushtetuese. Nga nëntë zyrat e gjykatësve kushtetuese, vetëm tre prej tyre qëndrojnë ende të hapura.

Kryetari i institucionit tashmë të “rënë” Bashkim Dedja e Gani Dizdari presin të vetohen për të mësuar nëse do të konfirmohen në detyrë, apo do ti thonë lamtumirë sistemit.Vitore Tusha është e vetmja që e ka kaluar deri më tani “vetting”-un, por qëndron në detyrë, edhe pse mandati i ka kaluar prej kohësh. Në godinën e murrme, që dikur shihje të ngjiteshin qytetarë, palë të interesuara apo edhe deputetet, tashmë nuk sheh thuajse askënd. Të fundit që ngjitën shkallët e institucionit kushtetues ishin deputetët e Bundestagut Gjerman.

Se kur do të nisë gjykata nga funksionimi këtë nuk di ta thotë askush me siguri. Por ajo që mund të thuhet është se u deshën vetëm dy vite që Kushtetuesja të binte.

Por çfarë ndodhi përgjatë më pak se tre viteve me nëntë anëtarët?

Gati dy vite e gjysmë më parë ishte Sokol Berberi i pari që vendoset të largohet nga detyra ndonëse i kishte mbaruar mandati. Pavarësisht se ligji e lejonte të qëndronte në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit, Berberi dhe dorëheqjen, duke e lënë Gjykatën Kushtetuese me tetë anëtarë.

Pas këtij momenti, një vit pas Sokol Berberit ndërkohë që po diskutohej hyrja e ligjit të vettingut jep dorëheqjen edhe Vladimir Kristo. Edhe këtij të fundit i kish mbaruar mandati. Kushtetuesja mbetet me 7 anëtarë.

Ndërkohë që vettingu, në 2017 vjen dorëheqja e tretë. Besnik Ymeraj jep dorëheqjen ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq nga vlerësimi kalimtar i figurës së tij. Me ikjen e Ymerajt Kushtetuesja mbeti me 6 anëtarë.

Pak javë më parë gjyqtarët e mbetur, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe sot Fatmir Hoxha nuk mundën ta kalojnë vettingun, duke e reduktuar numrin e anëtarëve në tre.

Ndonëse Vitore Tusha arriti të kalojë vettingun, mandati i saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *