Sinoptikanet nuk kane lajme te mira për ditët që na presin përpara. Sipas Meteoalb, moti në vijim mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin.
Më të shpeshta ato do te jene në zonat Lindore. Pas mesditës sërish vranësirat fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në Perëndim por rrebeshe të shkurtër në zonat Lindore; bregdeti Jugperëndimor vijon pa shira.
Dita e premte vijon me kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në Juglindje ku priten shira të dobët.
Pasditja sjell vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu në Jug dhe zonat Lindore por shira të përkohshëm në Qendër dhe Veri; mbetet pa shira thuajse gjithë bregdeti.
Temperaturat nuk kanë ndryshuar mëngjesin e sotëm por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar 27°C; nesër mbeten konstante temperaturat në Veri por rritje të lehtë sjell mëngjesi dhe mesdita në Qendër – Jug.