Gazetari Italian: Elseid Hysaj ka arritur marrëveshjen me Paris SG

Për të ardhmen e Elseid Hysajt është folur shumë gjatë këtë sezon, por më në fund duket se është zbuluar se ku do të përfundojë me të vërtetë mbrojtësi i Napolit por edhe i kombëtares shqiptare.

Gazetari italian, Livio Varriele, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘tëitter’ ka raportuar se 23-vjeçari ka arritur akordin me ekipin milioner të Paris SG.

Gazetari shton se këtë lajm e ka marrë nga një burim i sigurtë në Angli por nuk jep më shumë detaje. “Hysaj është shitur te PSG”-lexohej në postimin e tij.

Në fakt një lëvizje e tillë bën sens pasi Hysaj do të merrte vendin e Dani Alves, futbollistit të dëmtuar aktualisht që me shumë mundësi do të largohet në verë nga kampionët e Francës për shkak të moshës së tij tashmë 35-vjeçare.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *