Një tjetër lojtar largohet nga Bundesliga, Bayern nuk e mban dot

Manchester United është gati të ofrojë Anthony Martial për të marrë talentin Christian Pulisic nga Borussia Dortmund. Pas një sezoni të tretë zhgënjyes në ‘Old Trafford’ francezi duket se nuk është më në planet e Jose Mourinho-s, ndërsa amerikani pëlqehet jashtë mase.

Pulisic është në listën e preferencave edhe të Jurgen Klopp që e kërkon të Liverpool, ndërsa është lakuar edhe si një prej alternativave që Bayern mund të ketë për të zëvendësuar krahët e sulmit, me Ribery e Robben tashmë të destinuar për të qëndruar më tepër në stol sezonin e ardhshëm.

Por edhe pse gjigantët bavarezë pothuajse gjithmonë e kanë pasur rrugën e hapur kur bëhet fjalë për lojtarë gjermanë ose që luajnë në Bundesliga, këtë herë duket se do të hasin konkurrencë të madhe. Bayern e pëlqen amerikanin, por duket se ‘flirtimi’ po zgjat një jetë dhe drejtuesit e kanë vonuar lëvizjen finale. Kjo ndoshta ka bërë që vetë lojtari, dhe drejtuesit e Dortmundit, të shohin alternativat e tjera dhe përfshirja nga ana e United në operacion e një lojtari si Martial, mund të jetë edhe avantazhi i madh për ‘Djajtë e Kuq’ në krahasim me vetë Bayern, por edhe Liverpool, Chelsea dhe Arsenal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *