Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Përgjithshme kryeministrin Edi Rama, ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ky vendim nga ana e PD vjen pas pas urdhrit të dalë nga ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë për të mbledhur të dhënat personale.
Dorëzimi i padisë në Prokurorinë e Përgjithshme është bërë nga deputetët demokrat Albana Vokshi dhe Bardh Spahia.
deputetët e PD sapo u vunë në dijeni për shkeljet e ligjit për të dhënat personale e denoncuan, por këtë gjë ata kanë vendor ta ndjekin edhe në rrugë ligjore.