Ministrja e Drejtësisë shpërthen ndaj KLD-së: Dje, dita më e zezë e historisë!

KLD ka rrëzuar dje kërkesën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës.

Pas këtij vendimi ka reaguar sot përmes një konference për shtyp vetë ministrja, e cila e ka quajtur mbledhjen e djeshme një ditë të zezë për KLD-në.

“E djeshmja ishte një ditë e zezë për KLD. KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në strukturë mbrojtëse të vetë gjyqtarëve. Me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi vendime si ato të djeshme do të mbeten si pjesë e zezë e historisë”, tha Gjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *