Një nga motrat e famshme të familjes Kardashian, Kendall Jenner, është parë në tapetin e kuq të “Met Gala” duke bërë një veprim të cilin disa nga ndjekësit e saj e kanë cilësuar si të pahijshëm. Teksa është përpjekur të realizojë disa fotografi të bukura, ndërkohë që kishte vëmendjen e fotografëve, Kendall ka kuptuar që një nga rojet e saj të sigurimit i ka zënë pamjen.
Modelja 22-vjeçare nuk ka hezituar aspak dhe e ka shtyrë atë. Një xhest i tillë është vënë re menjëherë dhe nuk është pritur mirë nga fansat. Ndoshta Kendall nuk ka pasur qëllim të keq dhe thjesht ka dashur të realizojë disa foto të bukura. Sakaq, mund të themi se modelja dukej e mrekullueshme me veshjen që kishte përzgjedhur, ku si përherë i dilnin në pah linjat e saj perfekte.