Berisha publikon emrat: Këta janë sigurimsat që ka emëruar Rama në SHISH

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Ora News deklaroi se pas ikjes se Visho Ajazit nga kreu i SHISH, Rama miratoi strukturën e re, duke sjellë në këtë strukturë ish-elementë të Sigurimit të Shtetit.

Berisha ka përmendur një disa emrash të cilët sipas tij ishin të përfshirë në afera korruptive dhe në krime të rënda.

Berisha thekson se ata u ngritën në detyrë vetëm fal mbështetjes së Ramës dhe më pas u përdorën nga ai.

Pjesë nga deklaratat e Berishës

Cila është situata sot? Cilido që sheh sot ndryshimet shkatërrimtare në SHISH kupton se kanë vetëm një qëllim; mbulimin e trafiqeve të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Kush emërohet? Sapo Visho Ajazi u emërua ambasador, Edi Rama që 4 vite në kundërshtim me ligjin nuk kishte miratuar strukturën e SHISH, firmosi strukturën e re, në të cilën kishte rikthim total të Sigurimit të Shtetit në krye të SHISH. I krijua drejtoria e performancës, drejtoria kryesore, ia ka dhënë zt. Mevlut Matraku i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore me vendet e tjera. I shkarkuar për këtë motiv nga Visho Ajazi. E ka marrë Edi Rama. Inspektorja e Përgjithshme është një Sonila që vëzhgon edhe opozitën.

Ka një drejtori jashtëzakonisht të rëndësishme. Vërtetë SHISH ka kontribute shumë të mëdha, edhe Bahri Shaqiri ka kontribute pavarësisht se u përfshi në puçin e 21 janarit. Kujt ju besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims. Kur shkonte në Sarandë ishte bashkë me Balinin.

Qerim Dedja, inspektor në aparatin qendror është emëruar drejtor i drejtorisë së sigurisë, ish-sigurims.

Agim Karalliu, inspektor është emëruar drejtor i SHISH për Tiranën, militant i PS, nuk ka qenë ish-sigurims.

Vladimir Elezi, ish-sigurims është emëruar drejtor i degës së SHISH në Elbasan.

Rinald Serani, ish-sigurims, është emëruar drejtor SHISH-i në Sarandë.

Sokrat Mite, ish-sigurims, emëruar zv-drejtor i Departamentit kundër Zbulimit.

Fatmir Luzi, nga kryetar dege drejtor Personeli. Siç e sheh, këtu, 80% e të emëruarve janë lartësuar në detyrë të ish-sigurimsave. Ka mbetur vetëm një dibran. Janë hequr të gjithë veriorët sikur të ishin serbë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *