‘Kjo tokë është Jeruzalemi ynë, që duan ta mbysin’… Artistët bashkë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Artistët dhe aktorët që kundërshtojnë projektin e qeverisë Rama për prishjen e godinës aktuale të teatrit Kombëtar kanë vijuar edhe këtë të hënë protestën e tyre, të cilës i janë bashkuar vecc qytetarëve edhe deputetë të opozitës.

Robert Ndrenika, aktori i madh i skenës shqiptare, tha se artistët janë gati të diskutojnë të gjitha variantet, por shtoi se kjo tokë, është e shenjtë dhe nuk duhet prishur.

“Nuk di të jetë konsultuar. Një arkitekt më tha:  ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës!

Por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja edhe ndërtimi, të bëhet një teatër i mirë që të rrojë 500 vjet.

Megjithatë unë mendoj që toka e këtij teatri është më e shenjta.

Ky është Jeruzalemi jonë,  të cilën duan ta mbysin “kryqëzatat”. Tani për ne që kemi kemi 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë dhe ta marrin e ta shesin këtë tokë?! Kjo nuk ka logjikë.

Prandaj në të mbrojmë tokën se kjo është e jona, e komunitetit”, tha Ndrenika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *