FOTO/ Krejtësisht nudo në muze

Muzeu i artit “Palais de Tokyo” është bërë i pari muze i Parisit që lejon nudistët që ta vizitojnë.

Ky muze organizoi për herë të parë në kryeqytetin francez një tur për artdashësit që kanë “alergji” rrobat.

Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit i Shoqatës së Natyristëve Parizienë, tha se tabuja është thyer tashmë: “Mënyra e jetesës së natyristëve është qëndrimi zhveshur. Kultura është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe kjo ishte një mundësi e veçantë për ne”.

Sipas Shoqatës së Natyristëve Parizienë, në kryeqytetin francez ka 88 000 persona që pëlqejnë të qëndrojnë zhveshur, ndërsa në gjithë Francën ky numër shkon në 2,6 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *