Një shtetas Kosovar është gjendur i djegur pasditen e djeshme në automjetin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Krujë në afërsi të Borizanit dhe u zbulua nga një banor i zonës.
Xhafer Osmani është viktima e gjetur në makinë dhe policia ngre shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Mjeti u gjet i djegur dje dhe brenda tij edhe pronari nga Kosova.
Burime zyrtare nga policia thanë se ka dyshime qe Osmani hyri në Fushë-Krujë dje rreth orës 10:00, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta mjeti është gjetur i djegur.
Policia ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar për ngjarjen. Po ashtu po hetohet itinerari i lëvizjes së mjetit sjell foton e viktimës, e cila mund të ndihmojë edhe policinë përmes dëshmive për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë u raportua dje rreth orës 14:00. Ka qënë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull.