Turja Hyska ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit. Pasi u surprizua nga mamaja dhe vëllai, radha i erdhi bashkëshortes së tij, Orindës.
Së fundmi ajo është përfolur për një shtatzani të mundshme, gjë që çifti e mohoi. Por mbrëmjen e djeshme, Orinda është shfaqur me barkun e rrumbullakosur… Dhe gjatë gjithë kohës mbante dorën mbi bark.
Këngëtarja dukej se ishte në pritje të ëmbël, gjë për të cilën dyshja e famshme e pranuan se e duan. Gjithsesi deri në konfirmimin e plotë të të dyve, ne urojmë shtatzani të mbarë.
Ajo i kishte shkruar një letër në të cilën kishte përmendur 10 gjëra të cilat Orinda nuk pëlqente tek ai.
Pavarësisht gjërave që nuk pëlqente ajo iu drejtua Turit me këto fjalë: “Unë të dua shumë! E di që bashkë kemi vallëzuar dhe do të vallëzojmë gjatë gjithë jetës, sepse unë dua të vallëzoj vetëm me ty”.