Ndonëse kontrollet janë shtuar shumë dhe masat e marra kanë qenë të rrepta, sërish shoferët duket se nuk zënë mend.
Kështu vetëm mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, ndërsa u janë hequr patentat 37 prej tyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Prej ores 23:00 te datës 05.05.2018 e deri ne oren 05.30 te dates 06.05.2018..
Kontrolle te pandërprera nga Policia Rrugore e Tiranës me Radar e Drager ne rrugët urbane e interurbane.
Fotot flasin vet. Shpejtësi e alkool.
5 drejtues mjetesh ne pranga pasi drejtonin mjetin ne gjendje te dehur.
37 Leje Drejtimi te pezulluara, nga këto:
23 Leje Drejtimi për shpejtësi tej çdo kufiri te lejueshëm .
14 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.
15 drejtues mjetesh për OASH për xhama te riveshur.
34 masa per mos vendosje te ripit te sigurimit dhe 7 masa per mosvendosje te kaskave mbrojtëse.
6 mjete u bllokun per mos shlyerje te masave administrative nga 5 deri ne 9 masa.