Meta takon arbëreshët: Përkujdesja e tyre për të ruajtur gjuhën frymëzon çdo shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me tre gjenerata arbëreshe, ndërsa ka vlerësuar përkujdesjeje e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën shqipe frymëzon çdo shqiptar. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ilir Meta uron një të diele të mbarë.

“Mbreslënës takimi i ngrohtë e vëllazëror me tre gjenerata arbëreshe. Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar. Mirënjohje për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë.Ju uroj një të dielë të mbarë miq!”- shkruan Meta

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *