Kompania “Gulf”, ja lë fajin Sun Petroleum

Kompania Gulf e përfshir kohët e fundit në një skandal, ka njoftuar se ka ndërprer kontratën me partnerin Shqiptar Sun Petroleum, pasi kjo e fundit nuk i ka paguar liçencen.

Frank Rutten zëvendëspresident i gulf Oil International, ka hequr të gjith apërgjegjësit nga ajo qe ndodhi në shqipëri duke ja lënë fajin kompanis Sun Petroleum.

Ai shprehet “Kjo është një situatë për të ardhur keq. Është e rëndësishme të kuptohet se Sun Petroleum Albania është një kompani e pavarur, të cilës Gulf i kishte dhënë një licencë për tregtimin e karburantit në Shqipëri nën markën e Gulf”, deklaroi numri dy i Gulf Oil International.

Sipas tij, grupi Gulf ka dhënë licenca të ngjashme për shumë kompani të tjera anembanë botës, që të tregtojnë karburant nën markën e tij, por kjo nuk e lidh këtë kompani me përgjegjësi.

“Ne kemi mësuar se kompania Sun Petroleum ka shitur një numër të konsiderueshëm kuponash të parapaguar konsumatorëve, të cilët tani nuk mund t’i konvertojnë dot ato në karburant. Ky veprim është bërë pa miratimin e Gulf Oil International. Meqenëse çështja është nën hetim, ne nuk mund të komentojmë më tej, por dua të theksojë se do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur markën Gulf”

Duke u mbështetur në të dhënat e prokuroris Sun Petrolium , e cila ka vepruar nën logon e Gulf ka mashtruar mijëra qytetar duke ju shitur atyre kupona të parapaguar. Vlera e këtij dëmi kap shifrën e 2 milion eurove. Prokuroria ka shpallur në kërkim Abaz Alikon, menaxherin shqiptar të Gulf, si i dyshuari kryesor për organizimin e kësaj skeme mashtrimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *