Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Tiranë, ku një 25 vjeçar ka goditur me thikë prindërit e tij dhe më pas është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Nasi Pablo”, ku shtetasi me iniciale B.S, ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasja A. S., rreth 53 vjeç.
“Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës“, sqaron policia.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.