E rrallë, Presidenti amerikan Trump nderon Nexhmie Pagarushën

Nexhmije Pagarusha, njihet ndryshe si “Mbretëresha” e këngës shqiptare, e cila  feston 85-vjetorin e lindjes, ku edhe sot për nder të saj do t’i jepet medalja e “Mirënjohjes” nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e mirë e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe një ftesë për të gjithë artdashësit që duan të ndajnë emocionet e kësaj ngjarje të madhe për kombin. Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

“Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje. Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme: Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha”-shkruan Unioni i Gazetarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *