Detaje/ Babai i 25 vjeçarit që humbi jetën u godit 10 herë me thikë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së shkuar në Tiranë.

Babai i 25 vjeçarit që humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ai ka marrë rreth 10 goditje me thikë nga i biri, u cili pas akti ekstrem kundër prindërve është hedhur nga ballkoni duke gjetur vdekjen disa orë më vonë në spital. E plagosur është edhe nëna e viktimës, e goditur gjithashtu me thikë.

Paraprakisht thuhet se në kompjuterin e 25 vjeçarit, B. Skrapari është gjetur e hapur një faqe me “propagandë islamike”, duke shkaktuar sherr të madh në familje, pasi prindërit nuk ishin dakord me faktin, duke u përpjekur ta largonin atë nga bindjet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *