Goditet një rast trafiku armësh në kufi. Operacioni u krye nga policia grekë në Asproklisi, Igumenicë dhe në pranga u vu një shtetas shqiptar 30-vjecar.
Ai u kap duke kaluar kufirin e gjelbër me një çantë, në të cilën u gjetën dhe sekuestruan armë.
Kontrolli i zbuloi 3 kallashnikovë bashkë me tre krëhëra me 42 fishekë të kalibrit 7.62 mm. U sekuestruan 1 celular, 65 euro dhe 100 dollarë amerikanë.