Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se është plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi.
Sipas të dhënave të para bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në njësinë Bërdice.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.