Tre milionë lekë të marra me premtimin se do ta punësojë pranë një Institucioni Shtetëror, çoi në pranga një 43-vjeçar.
Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejrorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një hetimi 3-mujo me metoda speciale kanë bërë të mundur ndalimin e 43-vjeçarit Lulëzim Çifliku, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës, njoftoi Policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.
Sipas policisë, Lulëzim Çifliku është persom me preçedentë penal të mëparshëm për të njëjtën vepër penale për të cilë akuzohet.