Kunja e Tahirit për Lali Erin: Oligarkët ndërtojë 3 herë një shkollë

Saimir Tahiri nuk kurseu askënd në daljen e tij të fundit në foltoren e Parlamentit, si deputet. Ai kishte një mesazh edhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ish-ministri i Brendshëm zgjodhi të mos e përmend me emër Veliajn, ndoshta një formë për të ulur peshën e tij në politikën shqiptare.

Gjatë tre viteve të fundit dihet publikisht rivaliteti ndërmjet Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt për të marrë rolin e pasuesit të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Por, pas nisjes së hetimit ndaj Tahirit, si i dyshuar për përfshirje në narko-trafik, “Lali Erit” iu pastrua rruga nga pengesa e tij më e madhe.

Gjithësesi, Saimir Tahiri vendosi ta bëjë pjesë të sulmeve të tij edhe ish-rivalin Veliaj. Si një pengesat kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Tahiri përmendi, ndër të tjera edhe “mungesa e zhvillimit ekonomik. Një ekonomi që mendon më shumë për oligarkët, të cilët ndërtojnë tre herë një shkollë me paratë e qytetarëve…”.

Referimi është i qartë për Erion Veliaj, i cili është njeriu që ka dhënë më shumë leje ndërtimi për oligarkët në Tiranë, krahasuar me të gjithë paraardhësit e tij. Disa prej këtyre oligarkëve të ndërtimit rezultojnë që të jenë kontributorë kryesorë edhe në ndërtimin e disa shkollave publike në kryeqytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *