Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku ka degjeneruar në përdorimin e armëve, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. 44 vjeç. Uniformat blu se menjëherë kanë vënë në pranga autorin, 26-vjeçarin Dorosamento Gjeta, banues në Lezhë.
Ndërkohë që janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.
Pasditen e djeshme shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proceduar), i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë.
Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.