James Rodriguez ishte një ndër më të mirë në fushë për Bajernin e Mynihut që me barazimin 2-2 në “Bernabeu” i dha lamtumirë Champions Leagues.
Tifozët e Bayern Munichut nuk e kanë mirëpritur vendimin e James Rodriguezit të mos e festojë golin ndaj Real Madridit.
Ish futbollisti i “Los Blancos” përveçse nuk festoi u kërkoi falje tifozëve në “Santiago Bernabeu” pasi realizoi në portën e vendasve.
“Tradhtar”, “Mungesë e respektit ndaj tifozëve të ekipit tënd”, “Jemi të hidhëruar”, ishin disa prej komenteve në adresë të Jamesit në rrjete sociale.