Familja Rexhepi nga Durrësi ka marrë një lajm tronditës, rreth dy javë pas zhdukjes së Selim Rexhepit. Prej dy javësh familja që banonte në lagjen 14 të Durrësit, në zonën e ish Kënetës nuk dinte asgjë për fatin e kryefamiljarit te tyre.
58 vjeç, nga Dibra, baba i 6 fëmijëve, prej dy javësh rregjistronte i humbur për familjarët, por ata nuk kishin bër denoncime në polici.
I biri e ka kërkuar të atin përmes nje faqehe në internet si dhe ka pyetur herë pas here tek spitali i Durrësit por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni. Para 4 ditësh, ai është kthyer në Shqipëri, pasi jeton jashtë shtetit dhe ditën e sotme iu desh të përballej me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të babait të tij.
Ditën e sotme ata janë lidhur me policinë dhe janë paraqitur në morgun e spitalit për të identifikuar një kufomë të aksidentuar rreth 2 javë më parë dhe mes dhimbjes, ata kanë konstatuar se bëhej fjalë për familjarin e tyre, prej të cilit nuk kishin asnjë lajm që prej 15 ditësh.
58-vjecari është identifikuar në morgun e spitalit të Durrësit nga i biri, mbrëmjen e sotme.
Që nga dita e aksidentit, 58-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, por ai nuk ishte identifikuar ende.
Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit bënte të ditur se “në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i paidentifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar. Punohet për identifikimin e viktimës. Neni 290/2 i Kodit Penal”.