Shpresë për vajzën e humbur 36 vjet më parë

Policia po heton zhdukjen e një fëmije në Gjermani 36 vjet më parë dhe do të gërmojnë afër vendit kur u pa për herë të fundit.

Katrice Lee nga Anglia u zhduk nga një supermarket pranë Paderborn, Gjermani në 1981.

Prindërit e saj Richard Lee dhe Sharon Lee kanë pretenduar gjithmonë se ajo është rrëmbyer. Policia ushtarake tashmë po mban një investigim prej pesë javësh pranë brigjeve të lumit Alme në Paderborn.

Katrice u zhduk më 28 Nëntor, në ditëlindjen e saj të dytë, ndërsa mamaja e saj po bënte pazar.

Kërkimet për Katrice vazhduan pasi policia mori sinjale se një vajzë e ngjashme me të ishte parë pranë lumit Alme nën shoqërinë e një burri të panjohur ditën që ajo humbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *