Ky që shihni në fotot dhe videon më poshtë quhet Mondi dhe këtë 1 Maj, ka zgjedhur të protestojë i vetëm në mes të qytetit të Fierit, me një pankartë në dorë, ku i çon një mesazh kryeministrit Edi Rama.
Ai ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, për të thënë se ai është i zoti për punë, por punë nuk ka.
“Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”, ka shkruar fieraku në pankartën që mbante në duar.